Kompania kombëtare e naftës libiane njoftoi sot se u detyrua të mbyllte fushën e naftës “El Fil” në jug të vendit, pasi një grup personash të paidentifikuar hynë në të të shtunën dhe praktikisht ndaluan prodhimin.
Udhëheqësit fisnorë në rajonin jugor njoftuan mbylljen e fushës në një deklaratë video të shtunën, duke kërkuar largimin e presidentit të Kompanisë Kombëtare të Naftës Mustafa Sanala dhe një shpërndarje të drejtë të të ardhurave nga nafta në tre rajonet kryesore të Libisë.
Ata i bënë thirrje gjithashtu kryeministrit Abdul Hamid Dbeibah që t’ia dorëzojë pushtetin qeverisë rivale të kryeministrit Fati Bashaga./FolDrejt/