Me çmimet e rritura në stratosferë, disa teatro në qendrat kulturore të Budapestit vendosën të mbyllin dyert, për shkak të dimrit. Mes tyre edhe teatri me histori 111-vjeçare “Erkel”, ndër më prestigjiozët e Operës Shtetërore Hungareze.
Në përpjekje për të reduktuar konsumin e energjisë, qeveria hungareze urdhëroi tkurrjen me 25 për qind të përdorimit të elektricitetit dhe gazit në godinat publike, përfshirë ato kulturore, dhe urdhëroi që të ngroheshin me 18 gradë Celsius maksimumi.
“Faturat janë bërë tetëfish më të shtrenjta, ndonjëherë dhjetëfish, këtu jemi për momentin. Ne nuk jemi të sigurt për këto shifra, por e dimë mirë se impakti i tyre është i madh. Duhet bërë diçka sepse tek e fundit, pagat e njerëzve dhe mirëmbajtja e godinave tona janë më të rëndësishme. Por nëse kemi parasysh këto, atëherë do të na duhet të ulim ngrohtësinë tek godinat e tjera”– tha Szilveszter Okovacs, drejtor i Operës Shtetërore Hungareze
Institucionet kulturore në Hungari, po përpiqen të mbeten pranë artashësve, përballë inflacionit në rritje, dobësimit të valutës dhe rritjes së taksave.
Gjatë muajit korrik, qeveria hungareze shpalli “emergjencën energjetike”, për t’iu përgjigjur rritjes së çmimeve dhe ndërprerjes së furnizimeve për shkak të luftës në Ukrainë.
Gjithashtu, ajo i bëri shkurtime një programi subvencionesh, program që prej vitit 2014 i kishte mbajtur faturat në nivelet më të ulëta, pre 27 vendeve anëtare të bllokut.