Në mbledhjen e mbajtur nga Qeveria e Kosovës, Manifesta, që pritet të mbyllë punimet të dielën, ka marrë përkrahje financiare prej 500 mijë eurosh.
Në lidhje me miratimin e kësaj shume, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se do të ndihmojë në përfundimin e punimeve.
Ndërkohë, ministri Murati ka vlerësuar se Manifesta 14 ka sjellë vlera kulturore për vendin./FolDrejt/