Pas mbylljes së pikës kufitare në Merdare, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme, e cila ka kërkuar nga bashkatdhetarët dhe të gjithë qytetarët që janë në lëvizje drejt Kosovës t’i shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit”, thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie.
“Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, ka shtuar tutje kjo Ministri./FolDrejt/