Dy fëmijë, njëri 5-vjeç e tjetri vetëm 2-vjeç, që të dy shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën pasi kanë rënë në lumin Le Moingt në Montbrison të Francës, informon foldrejt.com.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për humbjes së jetës së dy fëmijëve kosovarë në Francë.
“Tragjike, lajmi për dy fëmijët nga Kosova që humbën jetën aksidentalisht duke rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire të Francës. U shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve!”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Mediat franceze shkruajnë se të dy fëmijët vëlla e motër ishin duke luajtur buzë lumit, kur më i vogli ra në ujë dhe motra që besohet të jetë më e madhe ka tentuar ta shpëtojë por e ka pësuar edhe ajo pasi është rrëmbyer nga uji.
Sipas autoriteteve franceze, nëna e fëmijëve ishte e pranishme dhe tentoi t’i shpëtonte, por nuk ia doli e vetme. Thirrjes së saj për ndihmë iu bashkuan edhe të tjerë dhe shërbimet e urgjencës por ishte tepër vonë.