Të paktën 15 persona humbën jetën kur një traget u mbyt në ishullin indonezian Sulawesi dhe autoritetet po kërkojnë sot pasagjerët e zhdukur.
Nga 40 pasagjerët në bord, 19 janë ende të zhdukur, ndërsa gjashtë mbijetuan, njoftoi Agjencia e Situatave Emergjente, raporton Reuters.
Nuk dihen ende shkaqet e fundosjes, e cila ndodhi rreth mesnatës.