Të premten është arrestuar një grua në Prizren, pasi dyshohet se kishte lindur një foshnje në shtëpinë e saj dhe mw pas e kishte mbytur. Trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur që trupin e pajetë të foshnjës ta gjejë në tavanin e shtëpisë. E dyshura është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është e arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë.