Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

McAllister: Qeveria e Kosovës ta pezullojë taksën ndaj Serbisë

6 vjet më parë
in KOSOVË, POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, tha në Prishtinë se Parlamenti Evropian e do Kosovën dhe Serbinë shumëetnike.

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, së bashku me një grup eurodeputetësh që po qëndrojnë në Kosovë, i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që ta pezullojë taksën ndaj produkteve të Serbisë, në mënyrë që dialogu në Bruksel të vazhdojë. McAllister dhe grupi i eurodeputetëve po viziton Kosovën pas një vizite që realizuan këtë javë në Beograd.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Pas disa takimeve që zhvilloi me udhëheqësit politikë kosovarë, McAllister, tha se taksa e Prishtinës për produktet e Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës, është shkelje e marrëveshjes së stabilizim-asocimit. “Sipas pikëpamjes sonë, pezullimi i tarifës do të jetë rruga drejt suksesit. Ne kemi qenë shumë të qartë lidhur me këtë dhe kemi përsëritur mesazhin në këto dy ditë të qëndrimit në Prishtinë dhe për më shumë, mes arsyeve tjera kjo është një shkelje e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe po ashtu është shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA). Prandaj, ne nuk besojmë se ky është vendimi i duhur dhe vendimi i drejtë”, tha McAllister.

E pranueshme marrëveshja, nëse palët janë në ujdi

Ndërkohë që qeveria e Kosovës nuk dëshiron ta ndërlidhë taksën me dialogun, Beogradi zyrtar kërkon heqjen e taksës nga Prishtina. Pa të nuk mund të vazhdojë dialogu, thuhet në Beograd. Në këtë mes, në deklarimet publike të politikanëve në Kosovë e Serbi, rreth dialogut është folur shumë edhe për kufirin Kosovë-Serbi dhe mundësinë e “ndryshimit apo korrigjimit” të tyre. Lidhur me këtë kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, tha se qëndrimi i Bashkimit Evropian dhe i tij personal është që për “do të ishte e pranueshme një marrëveshje që bien dakord të dyja palët”, Kosova dhe Serbia.

“Lidhur me debatin për mundësinë e shkëmbimit të territoreve, korrigjimin e kufirit, përfshirë dhe shkëmbimin e territoreve, Parlamenti Evropian nënvizon natyrën multietnike të Kosovës dhe Serbisë dhe kjo gjendje multientike nuk duhet të hidhet poshtë dhe ajo duhet të mbrohet. Parlamenti Evropian konsideron se kjo marrëveshje..[…] (fjala është për shkëmbimin e territoreve, shën. red.) do të jetë e pranueshme vetëm nëse për këtë ka pajtim të dyanshëm, duke marrë parasysh stabilitetin në tërësi në rajon dhe të drejtën ndërkombëtare. Ky është pozicioni i Bashkimit Evropian dhe i imi. Ndërsa, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, ka një opinion paksa më ndryshe”, tha David McAllister.

Mungesë uniteti politik në Kosovë

Qëndrimet e kundërta rreth taksës ndaj prodhimeve të Serbisë, këshillave amerikane dhe qasja e Kosovës për dialogun janë shkallëzuar me deklarime publike ndërmjet Presidentit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj. Ky i fundit i bëri thirrje sot presidentit Hashim Thaçi, që siç u shpreh Haradinaj, “Thaçi të mos “mashtrojë” Kosovën me idenë për korrigjim të lehtë të kufirit me Serbinë”. “Vija kufitare me Serbinë, nëse do të jetë korrigjim i lehtë, mundet të mos jetë aq i lehtë. I bëj thirrje presidentit Hashim Thaçi që të mos mendojë se mund ta mashtrojë më Kosovën, as me korrigjim të lehtë. Shënjimi i kufirit mes dy shteteve është proces që vjen pas njohjes së ndërsjellë. Kufiri i Kosovës ekziston, policia jonë e patrullon atë kufi. Pra, nuk ka korrigjim, e në emër të korrigjimit të na e luajnë lojën, siç na e kanë luajtur lojën me demarkacionin me Malin e Zi”, tha kryeministri Ramush Haradinaj. Ai tha se “Kosova do të ruajë kufijtë ekzistues të shtetit të shpallur me 17 shkurt’. “Ju siguroj se nuk ka kush që i prek, nuk mundet askush t’i prekë kufijtë e Kosovës”, tha Haradinaj, gjatë një tubimi në vendlindjen e tij në Deçan.

E nga ana tjetër Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shprehet, se “Kosova nuk do të lejojë shkëmbim të territoreve”, sepse sipas tij “ky është pazar i keq”. “Nga letra e Presidentit Trump dhe letra mbështetëse e Joe Biden mund të kuptojmë një gjë, Amerika qëndron unike përkrah Kosovës. Çështja e dialogut Kosovë-Serbi për marrëveshje paqësore dhe njohje reciproke nuk është vetëm përkrahje e administratës aktuale të Trump por edhe e miqve të tjerë të Kosovës. Është mbështetje edhe nga presidenti George Bush që ka thënë se dialogu është alternativë e vetme, jo konfliktet e tragjeditë”, tha Presidenti Hashim Thaçi, gjatë një vizite në Prizren.

Skena politike kosovare nuk duket se do të flasë me një zë sa i përket taksës ndaj Serbisë dhe qasjes së dialogut. E nga ana tjetër, Serbia thotë se nuk rifillon dialog me Kosovën, pa heqjen e taksës. Sipas një komunikate të ditës së mërkurë nga zyra e Presidentit Vuçiq, thuhet se ky i fundit “pret nga bashkësia ndërkombëtare që të mos heshtë ndaj faktit se përfaqësuesit e Kosovës nuk e kanë zbatuar Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe se kanë vendosur taksa anticivilizuese ndaj mallrave nga Serbia. Më 21 nëntor të vitit të shkuar qeveria e Kosovës vendosi tarifë shtesë 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, për shkak të siç thotë kryeministri Ramush Haradinaj, ”agresionin politik dhe diplomatik të Serbisë ndaj Kosovës”. Përfaqësues të institucioneve në Bruksel të BE-së dhe SHBA-së vazhdojnë të kërkojnë nga qeveria e Kosovës që ta heq taksën ndaj mallrave serbe dhe t’i hapet rruga dialogut Kosovë-serbi për një marrëveshje finale ligjërisht obliguese për të dyja vendet./dw.com

 

Tags: BallkaniBEKosovaMcAllisterParlamenti EuropianSerbiataksa
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Sali Berisha për Foldrejt.com: Analiza e SPIEGEL shumë reale

Lajmi tjetër

Zyrtare: Dilaver (Dilly) Duka do jetë lojtar i Partizanit

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM