Një republikan i rangut të lartë në Kongresin e SHBA, Mike McCauley, tha sot se shanset për një konflikt me Kinën për Tajvanin janë “shumë të larta”, pasi gjenerali amerikan Mike Minihan më parë ngriti shqetësimet me një memo që paralajmëronte se SHBA do të zhvillonte luftë kundër Kinës në dy vitet e ardhshme.
Në një memo të lëshuar të premten, gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, Mike Minihan, tha në një letër drejtuar komandave vartëse se “instinkti i tij i thellë” është se SHBA do të hyjë në luftë me Kinën brenda dy viteve të ardhshme, përcjell Fol Drejt.
Si SHBA ashtu edhe Tajvani do të mbajnë zgjedhje presidenciale në vitin 2024, duke krijuar potencialisht një mundësi për Kinën për të ndërmarrë veprime ushtarake, shkroi Minihan./FolDrejt/