Kompania McDonald’s theksoi se shpenzimet e saj pas pezullimit të operacioneve në Rusi dhe Ukrainë arritën në 127 milionë dollarë.
“Rezultatet për vitin 2022 përfshinin sa vijon: 127 milionë dollarë ose 0.13 dollarë për aksion shpenzime operative para taksave të bëra për të mbështetur bizneset e kompanisë në Rusi dhe Ukrainë”, thuhet në raportin e kompanisë për tremujorin e parë të vitit 2022, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Në këtë shumë janë përfshirë 27 milionë dollarë në lidhje me vazhdimin e pagave të punonjësve, qiranë dhe pagesat e furnitorëve, si dhe 100 milionë dollarë për inventarin në zinxhirin e furnizimit të kompanisë që duket se do të asgjësohet për shkak të mbylljes së përkohshme të restoranteve”, shtoi kompania.
McDonald’s parashikonte më parë se do të humbiste rreth 50 milionë dollarë në muaj që kur u largua nga Rusia.
Zinxhiri i ushqimit të shpejtë ndaloi operacionet e tij në Ukrainë në fund të shkurtit dhe në Rusi në mes të marsit, megjithatë vazhdon të mbështesë bizneset përmes pagave të punonjësve dhe pagesave të qirasë, si dhe duke siguruar zinxhirin e furnizimit të kompanisë në rajon./FolDrejt/