Çfarë do të ndodhte me Kosovën, nëse shqiptarët etnikë në Zvicër nuk do dërgonin më para në vendlindje? Diaspora mbështet të afërmit prej dekadash, por gjenerata e re gjithmonë e më pak është e interesuar për të afërmit e tyre në vendet e origjinës, shkruan media zvicerane swissinfo.ch.
Më tutje media zvicerane tregon se 17 përqind e PBB të Kosovës vjen nga remitencat e diasporës kurse 10 përqind nga ndihma e Komunitetit Ndërkombëtar. Vetëm Zvicra gjatë periudhës 2017 deri 2020 ka parashikuar ndihma prej 80 milion frangash, përcjell foldrejt.com.
Por tashmë gjeneratat e dyta dhe të treta të shqiptarëve mezi flasin shqip dhe ndjehen të huaj në vendin e të parëve.
Prandaj shumë prindër shqiptarë mendojnë se ata janë gjenerata e fundit që ndihmojnë vendin e origjinës, pasi fëmijët e tyre ngadalë-ngadalë po humbasin ndjenjat.
Për këtë Kosova ka nevojë për shtimin e industrisë, që të arrijë të pavarësohet sadapak nda ndihma e vëllezërve të tyre në Perëndim./Foldrejt.com