Në rezolutë thuhet se forcat e armatosura ruse dhe mercenarët kanë kryer krime masive të luftës në Ukrainë, veçanërisht në qytetet Borodyanka, Bucha, Irpin, Gostomelj dhe Mariupol.
Sot Parlamenti i Lituanisë Seimas e shpalli Rusinë shtet terrorist, transmeton Fol Drejt.
Parlamenti i Lituanisë miratoi njëzëri një rezolutë për këtë, dhe pro votuan 128 deputetë, shkruan portali lituanez Delfi./FolDrejt/