Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të shkojë më 17 qershor në Hagë.
Ai do të udhëtojë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së, transmeton Fol Drejt.
Për vizitën e tij në Hagë ka njoftuar shefi i kabinetit të tij përmes një postimi në Facebook, Ilir Kërçeli, i cili do të jetë në udhëtim me Konjufcën.
“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca me datën 17 Qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë”, ka shkruar Kërçeli./FolDrejt/