Të martën, më 4 prill, dialogu teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pritet të vazhdojë në Bruksel, transmeton Fol Drejt.
Negociatorët nga Prishtina dhe Beogradi pritet të jenë prezent me ftesen e Miroslav Lajçakut, për të ndërmarrë hapat e parë drejt zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha më herët gjatë ditës së sotme se institucionet e BE-së, me mbështetjen e liderëve të BE-së, do të ndërmarrin hapat e parë drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit së bashku me Kosovën dhe Serbinë.
Zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia janë të obliguar kontraktualisht të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin dhe ka bërë të qartë se nëse nuk e bëjnë këtë, do ta braktisin rrugën drejt BE-së, transmeton Fol Drejt.