Një ndër mediet e pavarura në Rusi, ”Tv Rain”, ka njoftuar se do të ndalojë transmetimin për një kohë të pacaktuar, pasi është nën presion për mbulimin e luftës në Ukrainë.
Rregullatori rus i telekomunikacioneve kishte bllokuar ”TV Rain”, në fillim të kësaj jave, duke e akuzuar atë për “nxitje ekstremizmi, abuzim me qytetarët rusë, duke shkaktuar prishje masive të qetësisë dhe sigurisë publike dhe inkurajimin e protestave”, transmeton Fol Drejt.
Ndërkohë, ditë e djeshme, kjo medie transmetoi shfaqjen e saj të fundit në internet.
“Jo luftës”, tha një ndër themelueset e këtij kanali, ndërkohë që punonjësit dolën nga studioja. Më pas, kanali televiziv nisi të shfaqte pamjet e një shfaqjeje ”Liqenit të Mjellmave” të Çajkovskit./FolDrejt/