Fol Drejt
E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Me çfarë fjalësh iu adresua Kryeministri Kurti qytetarëve serbë të Kosovës?

Përkthimi në shqip i adresimit të Kryeministrit Kurti për qytetarët e komunitetit serb të Republikës së Kosovës

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u është drejtuar qytetarëve serbë të republikës, duke iu thënë se sulmet dhe kidnapimi i policëve “gjuajtja ndaj ushtarëve të KFOR-it, sulmet e dhunshme ndaj gazetarëve nuk do të tolerohen”, njofton Zyra e Kryeministrit, përcjell Fol Drejt.

Në një adresim bukur të gjatë, Kryeministri Kurti iu ka thënë se i vie keq që “është dashur të mbajmë zgjedhje në katër komuna në veri me një pjesëmarrje aq të ulët.”

Sipas kryeministrit, janë orvatur që të gjenden variante më të përshtatshme, por impakti i Beogradit nëpërmjet Listës Serbe, e ka dhënë efektin e vet, negativ.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Ai u ka treguar atyre që si kryeministër, është i gatshëm për t’i kontribuar përmirësimit të situatës dhe ta kthej gjendjen normale në këtë pjesë të Kosovës.

Lexojeni të plotë adresimin e tij:

Përkthimi në shqip i adresimit të Kryeministrit Kurti për qytetarët e komunitetit serb të Republikës së Kosovës 

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

E di që situata nuk është aspak e lehtë dhe të gjithë jemi të shqetësuar nga ngjarje të mundshme të paparashikueshme në të ardhmen e afërt. Po ashtu e di se, gjatë tre javëve të fundit, kemi mbërritur edhe te lajmet ndërkombëtare, duke u paraqitur në një dritë jo dhe aq të mirë.

Por le të fillojmë me radhë. Më 10 dhjetor të vitit të kaluar, ne e shtymë ditën e zgjedhjeve për katër muaj, duke shpresuar se Lista Serbe do të merr pjesë. Bashkësia ndërkombëtare na premtoi se nëse ne pranojmë Aneksin e Ohrit, ata do të sigurojnë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje. Më 17 mars të këtij viti e kemi zgjatur edhe për pesë ditë afatin e regjistrimit të partive. E gjithë kjo për asgjë. Kam menduar se të paktën Aleksandar Jabllanoviq do të fitonte në Leposaviq, por ai doli nga gara më 21 prill, dy ditë para fitores së sigurt. Kam dëgjuar se ka fituar një milion euro dhe dy banesa në Beograd. Ndoshta nuk është e saktë, por gjithsesi duhet të jetë presion tepër i madh apo ofertë tepër luksoze, që e ka shtyrë Jabllanoviqin të thotë se ai nuk do të gjuajë menjëherë penalltinë.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, sikur edhe Jabllanoviqi, kanë thënë gjithfarë gjërash për Kosovën dhe për mua, por unë kam mbetur i gatshëm t’i pranoj si kryetarë të ardhshëm komunash. Fatkeqësisht, nuk kam as fuqi e as vullnet që t’i detyroj të kandidojnë në zgjedhje. Tani, kryetar i komunës është Lulzim Hetemi, derisa të zgjidhet një i ri. Për këtë na duhen zgjedhje të parakohshme dhe një fushatë parazgjedhore e hapur, e lirë, në 4 komunat në veri. Pa një fushatë të ndershme dhe demokratike, nuk ka zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Prandaj në radhë të parë nevojitet sundimi i ligjit, pra një mjedis ku nuk ka frikësim dhe kriminelë. Këtë duam dhe duhemi ta vendosim së bashku. Me sundimin e ligjit, gradualisht mund ta zvogëlojmë numrin e policëve në ndërtesat komunale.

Në anën tjetër, na janë të nevojshme takimet në Bruksel për zbatimin urgjent, të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë nga Brukseli, pjesë përbërëse e së cilës është Aneksi i Ohrit. Tani e kam të qartë se presidenti i Serbisë i ka thënë PO marrëveshjes për të mos e nënshkruar, e tani ankohet dhe pendohet që ka thënë PO, që e ka pranuar atë marrëveshje, që do të thotë njohje de facto të Republikës së Kosovës.

Siç duket, pushteti në Beograd është në kërkim të makinës së kohës. Ndonjëherë duan të kthehen në kohën para qershorit 1999 kur ne u çliruam, ndonjëherë para shkurtit 2008 kur shpallëm pavarësinë, ndonjëherë para shkurtit të këtij viti kur presidenti i Serbisë Vuçiq pranoi Marrëveshjen e Brukselit dhe, siç e keni dëgjuar edhe ju vetë, ndonjëherë duan të kthehen në makinën e kohës para dhjetorit 2001 kur unë kam dalë nga burgjet serbe.

Sulmi dhe kidnapimi i policëve, gjuajtja ndaj ushtarëve të KFOR-it, sulmet e dhunshme ndaj gazetarëve nuk do të tolerohen. Një shoqëri demokratike dhe liberale nuk duron dot kulturën e të të dhunshmëve. Aleksandar Vuçiq sot përfaqëson gatishmërinë e Serbisë për të humbur edhe një luftë. Në të njëjtën kohë, ai është garancia juaj që vitet ’90 nuk do të bëhen të kaluara. Unë nuk jam për luftë. Unë jam kundër luftës. Unë jam socialdemokrat. Kam vuajtur gjatë luftës, kam qenë i burgosur lufte për më shumë se dy vjet e gjysmë. Ai duket se ka vetëm kujtime të mira nga lufta dhe ndjenja të tilla, sepse edhe atëherë ishte në pushtet si ministër i Millosheviqit, dhe ndryshe nga sot, ai kishte pushtet madje pa detyrime, sepse të gjithë përgjegjësinë e mbante Millosheviqi.

Për më shumë se 10 vjet, këta të ashtuquajtur progresistë e kanë kriminalizuar politikën në Serbi, e tani në veri të Kosovës po tentojnë të politizojnë kriminelët. Nga ana tjetër, ne kemi mbyllur 16 rrugë ilegale në veri, kemi shkatërruar 83 grupe kriminale, kemi konfiskuar rreth 2 tonë narkotikë, kemi shkatërruar 14 laboratorë droge, 8 prej tyre në veri dhe 5 sosh për prodhimin e kriptovalutave.

Të dashur qytetarë,

Kosova është vendi me shkallën më të lartë të demokracisë në rajonin tonë. Sipas institucioneve dhe organizatave prestigjioze ndërkombëtare, si Transparency International, World Justice Project, World Press Freedom Index “Reporterët pa Kufij”, Freedom House dhe V-Dem, Kosova është në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për sa i përket luftës kundër korrupsionit, sundimit të  ligjit, lirisë së medias, lirive politike dhe të drejtave civile, si dhe zgjedhjeve demokratike. Progresi ynë demokratik shoqërohet me zhvillim ekonomik.

Gjatë këtyre viteve të fundit kemi pasur një rritje mesatare prej 7% të bruto prodhimit vendor, eksportet dhe investimet e huaja janë dyfishuar, buxheti vjetor këtë vit është 17% më i lartë se në vitin 2022, e të hyrat tatimore janë rritur për dy të tretat pa ndryshuar politikën fiskale, sepse njerëzit paguajnë më shumë tatim kur shohin se nuk ka korrupsion në qeveri dhe po ashtu kur janë optimistë shpenzojnë më shumë se sa kursejnë dhe nga kjo përfitojnë jo vetëm ata por edhe gjithë ekonomia jonë. Rritjen më të madhe të buxhetit e kemi siguruar për shëndetësinë, bujqësinë, mbrojtjen dhe arsimin. Rritjen ekonomike nuk e mbajtëm për shtetin, por ia shpërndamë popullit: dy pako masash, për ringjallje ekonomike dhe për përballje me inflacionin, në një total prej gati një miliard eurosh. Përfundimisht, Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën nga tetori i vitit të kaluar është më i miri në 15 vitet e fundit. Prandaj nga 1 janari i vitit 2024 hiqet edhe regjimi i vizave për pasaportat e qytetarëve të Kosovës.

Kemi bërë shumë për komunitetin serb. Kemi përfunduar restaurimin e trashëgimisë ortodokse në Kosovë: Manastirin “Qeli” dhe kishën e Shën Mërisë në Kamenicë, si dhe Manastirin e Dragancës në Novobërdë. Ka filluar restaurimi i katër shtëpive tradicionale në Prizren, pronarët e së cilave janë serb. Në bazë të thirrjes së fundit për ndihmë direkte, mbështetje financiare kanë fituar disa organizata dhe individë për botim librash, aktivitete sportive, kulturore dhe artistike. Në proces hartimi është plani i konservimit të fshatit Hoçë e Madhe.

Sërish është themeluar puna e komisionit përgjegjës për verifikimin e diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut. Ky komision deri më tani ka pranuar 44 aplikime nga të diplomuarit. E në të ardhmen, për të lehtësuar procesin e aplikimit, po implementojmë një platformë online. Të gjitha me synimin e një niveli më të lartë të efikasitetit. Kemi krijuar edhe programin e ndihmës “Qeveria për Familjen”, në bazë të të cilit ne ofrojmë subvencione për pagat e të punësuarit të vetëm brenda familjes. Me këtë program kemi ndihmuar 115 familje serbe. Po ashtu, Ministria jonë për Komunitete dhe Kthim ka ndihmuar në themelimin e 123 ndërmarrjeve të vogla, ndër të cilat 48 ishin për mirëqenien e komunitetit serb. E Agjencia jonë për punësim ka ndërmjetësuar punësimin e 371 personave nga komuniteti serb – dyfish më shumë se vitin e kaluar.

Kemi dyfishuar buxhetin e zyrës së Komisionerit për Gjuhët për sa i përket bashkëpunimit në projekte me organizatat joqeveritare, kemi mbështetur programin e studimeve të Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës dhe kemi shpërndarë 19 grante për organizatat joqeveritare dhe mediat që mbështesin komunitetin serb, dhe kemi filluar ndërtimin e 8 shtëpive për familjet serbe.

Platforma jonë e re “Superpuna u mundëson të rinjve të moshës 18 deri në 25 vjeç të marrin pagën minimale si bonus: deri tani kemi 11 mijë të rinj aktivë, gjashtë mijë e gjysmë biznese të regjistruara, me më shumë se tetë mijë mundësi të hapura për vende pune. Kemi ndarë 3 milionë euro për organizata joqeveritare, fermerë dhe start-up. Afati i aplikimit përfundon këtë të premte, andaj nxitoni pak.

Të dashur qytetarë,

E kam theksuar shumë herë se ky shtet është i yni i përbashkët – ai që na përqafon dhe na mbron dhe për të mirën e të cilit jemi të detyruar të luftojmë. Le të ecim drejt një të ardhmeje më të mirë së bashku, duke ndërtuar ura të forta, për shkak të asaj që duam për veten dhe familjet tona.

Vendi ku banojmë është shtëpia jonë, e shteti ynë shtëpia e të gjithë neve./FolDrejt/

Tags: Albin KurtibeogradiBrukseliLista serbeSerbetVeriu
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Premtohen edhe miliarda euro për Ukrainën nga Perëndimi

Lajmi tjetër

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM