Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që nga dita e djeshme po qëndron në Samitin e Granadës në Spanjë, vend ky që nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Ishte një qytetarë që pyeti se si ka udhëtuar Osmani në Spanjë, ndërsa atij iu përgjigj këshilltarja e presidentes Osmani, Egnesa Vitia, përcjell Fol Drejt.
Vitia tha se Osmani ka udhëtuar me pasaportën e Kosovës në Spanjë.
“Presidentja Osmani ka udhëtu me pasasportë të Republikës sē Kosovës, si dhe nuk posedon asnjë pasaportë tjetër. Me vize te leshuar nga ambasada e Spanjes ne Shkup, kurse udhetimi nepermjet Vjenes. Te gjitha me pasaporte te Republikes se Kosoves. Nuk eshte hera e pare qe kjo procedure ndiqet per qytetare te RKS.” – shkroi ajo në X.