Juventus luajti një nga sezonet më të këqija në historinë e fundit. Skuadra e Massimiliano Allegrit përfundoi në vendin e shtatë në Serie A, duke u kualifikuar në Ligën e Konferencës. Shumica dërrmuese e tifozëve të Juventusit në rrjetet sociale kërkojnë largimin e trajnerit Allegri, por ai tashmë po mendon për sezonin e ardhshëm.
“Nuk ka negociata për largimin tim, sepse kam ende dy vjet në kontratën time. Jam në dispozicion të klubit për të bërë një program dhe për të punuar me atë që kam në dispozicion, siç kam bërë gjithmonë. Si gjithë të tjerët, tani unë duhet pak pushim”, tha trajneri i Juventusit për Sky.
Nëse Allegri largohet, favoriti i parë për të marrë Juventusin është Igor Tudor, shkruajnë Calciomercato dhe Tuttosport. Tudor është edhe ish-lojtar edhe ndihmës trajner i Juventusit, gjë që i shton shumë shanset sepse e njeh mjedisin, sipas italianëve. Nga viti 1998 deri në vitin 2007, Tudor ishte anëtar i Juventusit si lojtar, dhe nga viti 2020 deri në 2021, ai punoi si asistent i trajnerit të parë të atëhershëm Andrea Pirlo, transmeton Fol Drejt.