Behgjet Pacolli, i është përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes Dimal Basha, i cili gjatë një fjalimi në kuvend tha se ndoshta ‘Pacolli nuk e ka problem të paguajë më shtrenjtë pasi shtëpia e tij është e madhe’.
Meqë i pari i Aleancës Kosova e Re (AKR), nuk është i pranishëm në seancën e jashtëzakonshme, deputetit Basha iu gjegj përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook.
Ai tha se shtëpia e tij, funksionon me energjinë e Zotit.
Lexoni më poshtë postimin e plotë:
Deputeti i partisë në pushtet, sot në debatin parlamentar, para qytetarëve të Kosovës dhe kolegëve, në kontest me tarifat e energjisë elektrike, tha se “Pacolli e ka shtëpinë e madhe dhe duhet ta paguajë rrymën e shtrenjtë”
Në pamundësi për të arritur në radhë për t’u përgjigjur, po e
siguroj kolegun tim deputet se;
“Jam mësuar gjithmonë të paguaj, por në këtë rast, nese nuk keni pretendime tjera , më duhet t’ju zhgënjej…
“shtëpia ime, sido që të jetë, ajo funksionon me energjinë e Zotit, d.m.th. me energji eficente-alternative./FolDrejt/