Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit Ramush Haradinaj, sipas së cilës kryeministri Kurti krahasohet me Millosheviqin.
I ftuar në emisonin Rubikon në Klan Kosova, ministri Peci e ka quajtur deklaratë shumë të ashpër, ngase sipas tij është tërësisht e papranueshme dhe e turpshme të krahasohet kryeministri Kurti me Millosheviqin, transmeton Fol Drejt.
“Njëri nga liderët e partive politike, e ka krahasuar kryeministrin e vendit – veprimin e tij që po e ndërmerr karshi debatit që ka qenë rreth grevave, sikur një veprim që e ka bërë Sllobodan Millosheviqi ndaj Kosovës. Me e krahasu Kurtin me Millosheviqin, është tërësisht e papranueshme dhe e turpshme”, ka thënë Faton Peci./FolDrejt/