Rasti ka ndodhur në Termocentralin Kosova A, në Obiliq, ndërsa bëhet fjalë për një grabitje me armë, shkruan Fol Derjt.
Sipas raportit të policisë, një roje i cili punon në TC Kosova A, ka rrëfyer se si dy persona me kapela dhe armë e kanë fyer e kërcënuar dhe kur janë larguar, e ka vënë re se mungon një pjesë e kabllos elektrike.
“TC Kosova A, Obiliq 30.05.2022 – 03:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tek kabina ku ai bënë roje kanë ardhur dy persona me kapela në kokë dhe të armatosur, të njëjtit nën kërcënimin e armëve e kanë mbajtur ankuesin për 20 minuta duke e kanosur dhe fyer.
Pasi të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes kanë vërejtur se mungon një pjesë e kabllos elektrike vlera dhe sasia ende nuk dihet. Nuk raportohet për të lënduar” – thuhet në raportin 24 orësh.
Sipas policisë, rasti është duke u hetuar./FolDrejt/