Me një kontratë që është e paraparë të zgjasë gjer në vitin 2024, duket sikur Benzema dhe Real Madrid kanë një marrëdhënie të mirë mes vete.
E megjithatë, klubi spanjoll ka nisur të bëjë plane për të gjetur zëvendësuesin e denjë të Benzemas.
Siç raporton Sky Germany, Real Madrid, duket se ia ka vënë syrin lojtarit norvegjez Erling Haaland, që aktualisht po bën ‘show’ në Manchester City, si zëvendësues të Benzemas.
Në media, ndërkaq u raportua se transferimi i Haaland mund t’u kushtojë madrilenëve plot 200 milionë euro./FolDrejt/