Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz do të jetë për vizitë sot në Kosovë.
Kancelari gjerman do të pritet me nderime të larta shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton Fol Drejt.
Pas takimit, kryeministri Kurti dhe kancelari gjerman Scholz do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Kancelari federal Olaf Scholz në udhëtimin dy ditor do të vizitojë Prishtinën, Beogradin, Shkupin, Sofjen dhe Selaniku.
Fokusi i bisedimeve do të jetë afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, tha të mërkurën në Berlin zëvendës-zëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann./FolDrejt/