Pas kërkesës së deputetit Haxhi Avdyli, deputetët në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje për nder të mjekut Ali Iljazi që ndërroi jetë ditën e djeshme.
Tutje, Avdyli u shpreh se përpos të qenët mjek e profesor, i ndjeri Iljazi ishte edhe dekani i parë i Fakultetit në Gjakovë, transmeton Fol Drejt.