Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të premten që Perëndimi e jep përshtypjen që së shpejti do të ketë luftë në Ukrainë, por kjo tani për tani nuk është e vertetë.
Gjatë një koference para një numri të madh gazetarësh ai u shpreh se, Ukraina është në krizë ekonomike dhe se po humb shumë shkaku i panikut që po ngjet në popull.
Ai njashtu kërkoi nga Perëndimi që të jetë më i qartë sa i përket të ardhmes së Ukrainës në NATO.
Sidoqoftë, ai ka thënë që nuk ka ndonjë keqkuptim me presidentin amerikan, Joe Biden, me të cilin pritet të takohet brenda pak javësh.