UNESCO ka marrë nën mbrojtje xhubletën shqiptare.
Këtë lajm e ka dhënë ministrja e Kulturës së Shqipërsië, Elva Margariti me anë të një postimi në facebook, lajm të cilin Margariti e ka konsideruar si një dhuratë në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
“Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë!
Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!”, ka shkruar Margariti në profilin e saj në facebook./FolDrejt/