Rasti ka ndodhur në Ferizaj, ku sipas të dhënave të policisë, personat edhe kanë shtënë me armë zjarri duke u larguar, transmeton Fol Drejt.
“Ferizaj, 25.04.2022-02:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se tre persona të panjohur, të maskuar, kanë dëmtuar me veturë vitrinën e qendrës tregtare ku kanë vjedh pajisje elektronike dhe duke u larguar kanë shtënë me armë zjarrit në tokë” – thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin./FolDrejt/