Një rast i grabitjes është raportuar të ketë ndodhur në komunën e Drenasit.
Rasti ka ndodhur konkretisht në fshatin Korroticë e Epërme, rreth orës 20:45 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet me dije se ankuesi që ka raportuar rastin në polici, ka informuar se derisa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, një person i maskuar nën kërcënimin e thikës i ka grabitur para të gatshme.
Rasti është duke u hetuar./FolDrejt/