Erling Haaland mbetet një nga lojtarët më të përfolur, për shkak edhe të ardhmes së tij që akoma është e pavendosur, me sulmuesin që në fund të sezonin pritet të largohet nga skuadra e Borussia Dortmund.
Në një moment është përfolur se norvegjezi mund të kalojë te Bayern Munich, të paktën kështu kuptohet nga deklaratat e Thomas Muller të thëna për “Sport Bild”.
Legjenda e Bayern Munich u pyet për Haaland dhe përgjigja e tij nuk mund të ishte më e fortë, duke qenë se ardhja e sulmuesit norvegjez do të nënkuptonte se ai do të humbiste partnerin e tij kryesor, Robert Lewandowski .
A do të dëshironit të ushqeni Haaland me asistimet tuaja? “Preferoj të ushqej kuajt dhe lepujt e mi”.
Sulmuesi polak përfundon kontratën e tij në 2023, por Muller nuk mendon se Leva do të largohet nga The Best: “Do të ishte befasuese duke marrë parasysh se sa mirë po shkojnë gjërat për ne”.
Ndërkohë nga ana tjetër edhe Muller që është 32 vjeç i mbaron kontrata në vitin 2023. Sulmuesi i pranon se për momentin askush nuk e ka kontaktuar. /abcnews.al