Maqedonia Veriore me origjinalitetin dhe natyrën e saj, të ofron shumë shtigje përallore për çiklistët malorë, shkruan prestigjiozja zvicerane NZZ, duke shtuar se ky vend mund të ofrojë shumë për zhvillimin e turizmit malor.
Më tutje media helvete tregon se eventet me biçikleta po marrin hov dhe se turat më të preferuara janë në malin Vodno, Ohër dhe «Mariovo off-road experience».
Në fshatin Galiçnik gjatë gjithë vitit jetojnë vetëm dy persona të moshës 70 vjeçare, Borka dhe Filip. Por gjatë verës ky fshat kthehet në një atrakcion të vërtetë për turistët e huaj dhe vendorë, ku krahas çiklizmit shohin edhe dasmën tradicionale të financuar nga ministria e kulturës.
Borka dhe Filip kanë hapur një biznes me çiklizëm, ku nga kapitali shtetëror kanë përfituar 7000 euro – ku janë vlerë 10 biçikleta malore.
Falë edhe guidave të Slobodan Trajkovskit dhe projekteve të financuara katërvjeçare nga Dreza, Galiçniku vërtet i plotëson kushtet për çiklizëm dhe thithjen e turistëve të huaj.
“Në prill 2019 përfundoi Sëisscontact-Projekt. Shifrat flasin vetë: turizmi outdoor u rrit me 25 përqind,” thotë përfaqësuesja zvicerane në këtë projekt Gabriella Crescini, përcjell foldrejt.com. “Në turizëm janë krijuar 258 vende të reja të punës.”
Nga kjo ka përfituar edhe maqedonasi Slobodan Trajkovski. Guidat e tij janë rritur nga 20 në 50 në vit. Pra 2.5 herë më shumë./Foldrejt.com