Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, raporton se Sadio Mane tashmë quhet një lojtar i Bayern Munich.
Romano raporton se të gjitha dokumentet mes Bayern Munich dhe Liverpool janë firmosur dhe marrëveshja për Sadio Mane ka përfunduar.
Vizitat mjekësore janë programuar për të martën dhe prezantimi i lojtarit të mërkurën. Ky transferim i madh i kushtoi gjermanëve 32 milionë euro plus disa bonuse ku kap vlerat e 41 milionë eurove në total./FolDrejt/