Protestues serbë janë mbledhur në pikën kufitare të Jarinjës, në anën e territorit serb, teksa policia serbe në anën tjetër ka krijuar kordon për të pamundësuar hyrjen e tyre në territorin e Kosovës.
Në këtë protestë raportohet të jenë parë persona të maskuar me pankarta në duar, në të cilat ndër tjerash shihet edhe parulla “Kurrë kufi, Kosova është serbi”.
Ndërkaq, po të njëjtët, në një moment të caktuar i kanë vënë flakën një pankarte ku shkruhej “Marrëveshja e Brukselit”.
Siç raportojnë mediat si Telegrafi, thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska e Bosnje-Hercegovinës.
Raportohet gjithashtu se KFOR-i ka krijuar një kordon me blinda dhe tela me gjemba duke bllokuar kështu kalimin./FolDrejt/
(Burimi i fotografive: Telegrafi)