Ka nisur të mbahet marshi i nxënësve “S’po shkohet në shkollë”, në Prishtinë, ku nxënësit po kërkojnë të kenë kushte më të mira të mësimit.
Nxënësit po marshojnë me parulla “Cilësi në arsim”, “Mos ma ceno dijen”, “Ku janë psikologët”, “S’kom ardh me më gjyku, por me mësu”, “S’po shkohet në shkollë”, “Mos na kallxoni përralla”, “Boll kena heshtë”, etj.
Marshi po mbahet në 29 qytete të Kosovës, ndërsa Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) ka bërë të ditur se cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore si dhe fenomenet negative prezentë me të cilat përballen nxënësit e shkollave tona janë vetëm disa prej pikave për të cilat po marshojnë.
“Heshtja nuk është zgjidhje! T’i kthehet vëmendja ARSIMIT!”, thuhet në reagim. /Telegrafi/