Policia kombëtare italiane ka kapur dy burra në 31 gusht 2019, të moshave 20 dhe 26 vjeç, të cilët u munduan të fluturojnë drejt Dublinit me pasaporta të falsifikuara italiane, shkruan portali gjermanofon Fuerteventura Zeitung, përcjell foldrejt.com.
Punonjësit e aeroportit Fuerteventura arritën të kuptojnë lojën e dy burrave shqiptarë, pasi ata mezi flisnin gjuhën italiane.
Menjëherë autoritetet policore e kuptuan se pasaportat ishin të falsifikuara dhe i arrestuan të dy shqiptarët./Foldrejt.com