Ata kanë pasaportë zvicerane dhe duhet të kenë të drejtat si çdo nënshtetas i saj. Megjithatë, studimet e reja tregojnë që pabarazia është e madhe mes nënshtetasve të ndryshëm zviceranë – veçanërisht te ata që dallojnë për nga ngjyra e lëkurës dhe të cilët kanë origjinë të huaj, shkruan Luzerner Zeitung.
Kjo të kujton edhe anketën me 6000 të huaj, të cilët thanë se “çdo i treti i huaj sëpaku ishte diskriminuar”.
Ajo që është e veçanta e studimit të «nccr on the move» e mbështetur nga dhjetë universitete, tregon që shqiptarët e Kosovës janë edhe më të diskriminuar se nga turqit. Ngjashëm edhe zviceranët me origjinë nga BE janë të diskriminuar në krahasim me zviceranët e “vërtetë”. Fjala vjen, në konkurrimin si shitës, një zviceran me origjinë gjermane duhet të reklamojë veten 70 përqind më shumë sesa një zviceran.
Pa përmendur shifra, konkurrenca për shqiptarët e Kosovës është disa herë më e vështirë sesa nënshtetasit tjerë të Zvicrës./Foldrejt.com