Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se me rastin e DITËS SË FORCËS, do ta organizojë “Ditën e Hapur”.
Ky organizim pritet të mbahet të dielën (27 nëntor 2022), nga ora 12:00-15:00, transmeton Fol Drejt.
Në këtë ditë, në Kazermën “Adem Jashari” nga ora 12:00, do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.
Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm, do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera./FolDrejt/