Në një konferencë për media Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka treguar se ç’anë ka marrë shteti Serb, për sa i përket luftës në Ukrainë.
“Nuk po vendosim sanksione ndaj Rusisë, po mbështesim integritetin territorial të Ukrainës” – citohet të ketë thënë Vuçiq, transmeton Fol Drejt.
Presidenti rus Vladimir Putin tha dje në mëngjes se kishte vendosur të nisë një operacion të posaçëm ushtarak në Donbas. Edhe tash në këto çaste Kievi është duke e përjetuar ferrin, ndërsa raportohet për luftime të ashpra.
Ua kujtojmë se Vuçiq u deklarua rreth luftës, vetëm pas presionit nga komuniteti ndërkombëtar në Beograd./FolDrejt/