Në ditën e bekuar të myslimaneve, të premten, u raportua për arrestimin e dy personave te Xhamia e Madhe në Mitrovicë.
Një numër i madh policësh kishin shkuar në vendngjarje, për shkak të dyshimeve, ku kishin kontrolluar çantat e personave të dyshimtë.
Imami i kësaj xhamie, Enis Rama ka folur për media rreth këtij rasti.
Sipas tij, turistët kishin shenjën e kryqit të ekspozuar dhe ishin ulur në mesin e besimtarëve.
“Bëhet fjalë për dy turistë ku njëri prej tyre me shenjën e kryqit të ekspozuar në gjoksin e tij ka hyrë në xhami dhe është ulë në mesin e besimtarëve”, tha ai.