Numri i refugjatëve ukrainas që hynë në Poloni i ka kaluar 10 milionë që nga fillimi i luftës, tha të mërkurën roja kufitare polake, shkruan Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
Në një postim në Twitter, roja kufitare tha se vendi është përballur me një valë intensive migrimi që nga fillimi i luftës në Ukrainë vitin e kaluar.
Numri i refugjatëve që ikën nga Ukraina në Poloni është rritur në 10,137,000, duke përfshirë 20,200 njerëz që hynë në vend gjatë ditës së kaluar, tha ai.
Rusia nisi një luftë kundër Ukrainës në 24 shkurt 2022, e cila ka rezultuar në më shumë se 8,000 vdekje civile dhe një eksod të refugjatëve ukrainas drejt vendeve më të sigurta, sipas OKB-së. /FolDrejt/