Më shumë se 10 persona u plagosën nga të shtënat në një klub nate në Baton Rouge, njoftuan autoritetet në shtetin amerikan të Luizianës, raporton AP.
Një nga viktimat është në gjendje të rëndë, tha policia, përcjell Fol Drejt.
Askush nuk është arrestuar ende në lidhje me incidentin e së dielës, por policia dyshon se sulmi herët në mëngjes ishte “në shënjestër”./FolDrejt/