1222 njerëz janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus vetëm në rajonin e Kievit, tha prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Irina Venediktova.
“Sigurisht ne shohim krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në terren në të gjitha rajonet e vendit”, tha ajo, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Prokurorja komentoi gjithashtu sulmin në stacionin hekurudhor Kramatorsk, i cili vrau më shumë se 50 njerëz dhe la më shumë se 100 të plagosur. Ajo tha se raketa që sulmoi stacionin hekurudhor ushte raketë ruse. “Është absolutisht një krim lufte, ishte një raketë ruse”./FolDrejt/