Deri më tani në të gjithë botën janë konfirmuar më shumë se 765,000 raste me koronavirus, ndërsa janë shëruar më shumë se 158,000 raste.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë një numër në rritje të rasteve të koronavirusit, që nga shpërthimi i këtij virusi në të gjjithë botën janë shëruar më shumë se 150,000 pacientë.
Më shumë se 765,000 raste të koronavirusit janë konfirmuar në rreth 177 vende dhe rajone që kur virusi u zbulua për herë të parë në Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei të Kinës, në fund të dhjetorit.
Më shumë se 36,000 vdekje janë rritur me më shumë se 160,000 shërime, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Sh.B.A udhëheq me numrin e rasteve të konfirmuara, me më shumë se 150,000 dhe më shumë se 2.800 vdekje Deri më tani në Sh.B.A, janë shëruar rreth 5000 pacientë.
Në Kinë janë shëruar 90 e rasteve me COVID-19, prej 82,000 rasteve të konfirmuara me koronavirus janë shëruar rreth 75, 000 pacientë. Italia, udhëheq botën me numrin më të madh të vdekjeve, deri tani numri i të infektuarevë ka arritur 100,000 ku 14,000 prej tyre janë shërur , ndërsa kanë vdekur rreth 11, 000 të tjerë.
Ndërsa sëmundja mund të shkaktojë shkallë të ndryshme të simpomave dhe madje edhe vdekjen, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thonë se të rriturit, 65 vjeç e më të vjetër, dhe njerëz të çdo moshe që kanë probleme shëndetësore të tilla si si sëmundje e zemrës dhe mushkërive ose diabeti, mund të jenë më të rrezikuar nga COVID-19.
Për shumicën e njerëzve që infektohen, koronavirusi shfaq simptoma më të lehta, siç janë kolla dhe ethet. OBSH thotë se ata që shfaqin simptoma më të lehta zakonisht shërohen nga sëmundja në rreth dy javë, ndërsa ata që përjetojnë simptoma më të rënda mund të zgjasin deri në gjashtë javë për t’u rikuperuar.
“Simptomat më të zakonshme të raportuara përfshijnë ethe, kollë të thatë dhe gulçim, shumica e pacientëve (80 përqind) përjetuan simptoma të lehta,” thanë zyrtarët e OBSH në fillim të këtij muaji.
“Përafërsisht 14 përqind përjetuan simptoma më të rënda, ndërsa 5 përqind prej tyre ishin në gjendje kritike.”