Më shumë se 1900 civilëve janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, sipas OKB-së, që paralajmëroi se “shifrat aktuale janë shumë më të larta”.
Nga 1.982 civilë të vrarë nga 24 shkurti deri më 14 prill, 162 prej tyre ishin fëmijë, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), transmeton Fol Drejt.
2651 civilë të tjerë u plagosën, 256 prej tyre fëmijë.
Shumica e vdekjeve dhe lëndimeve janë shkaktuar nga bombardimet dhe sulmet ajrore, tha OHCHR.
Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet ka shprehur shqetësimin ndaj raporteve për civilët e vrarë në qytetin e Bucha, pranë Kiev, duke thënë se kanë ngritur “pyetje serioze në lidhje me krimet e mundshme të luftës” dhe kanë kërkuar që të ruhen provat./FolDrejt/