Zjarret e mëdha në pyje po shpërthejnë në veri të Spanjës, për të cilat autoritetet lokale të rajonit të Asturias pretendojnë se janë zjarrvënie.
Nga data 23 mars, kur shpërthyen zjarret, deri në fillim të prillit, janë djegur më shumë se 20 mijë hektarë, përcjell Fol Drejt.
Njësia e emergjencës u bashkua këtë javë me 60 ushtarë dhe 23 automjete për të shuar zjarrin në Las Regueras, pranë qytetit të Oviedos, ku situata është më shqetësuese dhe 21 zjarre të tjera po digjen në Asturias./FolDrejt/