Studiuesit deklaruan se shkalla e mobilizimit, duke përfshirë logjistikën, personelin, municionet, karburantin, lëshimin e raketave, do të kushtojë më shumë para çdo ditë.
Kostoja ditore e luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës më 24 shkurt mund të kalojë 20 miliardë dollarë në ditë për administratën e Moskës, shkruan AA.
Në lajmin e kompanisë Consultancy që përfshin kërkimin e kryer nga qendra e mendimit ‘Centre for Economic Recovery’, ‘EasyBusiness’ dhe kompania e konsulencës ‘Civitta’, në të cilën u llogarit kostoja e luftës Rusi-Ukrainë për ekonominë ruse.
Humbjet e drejtpërdrejta nga lufta, duke përfshirë humbjen e pajisjeve ushtarake dhe personelit, i kushtuan Rusisë rreth 7 miliardë dollarë në 5 ditët e para, thuhet në studim.
Në hulumtimin ku thuhet se ka 4,2 miliardë dollarë humbje pajisjesh, parashikohet se vetëm humbjet e jetëve do të shkaktojnë një humbje prej 2,7 miliardë dollarësh në PBB gjatë 40 viteve të ardhshme, transmeton Fol Drejt.
Përveç kësaj, studiuesit deklaruan se shkalla e mobilizimit, duke përfshirë logjistikën, personelin, municionet, karburantin, lëshimin e raketave, do të kushtojë më shumë para çdo ditë, dhe theksuan se teksa rritet shkalla e pushtimit, kostoja ditore e luftës për Rusinë mund të kalojë 20 miliardë dollarë.
Kostoja ekonomike
Nga ana tjetër, vlera e rublës ra në nivele historike për shkak të sanksioneve të vendosura nga komuniteti ndërkombëtar që synojnë destabilizimin e ekonomisë ruse dhe frenimin e agresionit.
Njoftohet se vlera e tregut të kompanive ruse ra me shpejtësi, dhe është e vështirë për administratën e Moskës të ruaj stabilitetin makro për shkak të kufizimeve të reja në tregtimin e obligacioneve të qeverisë dhe ngrirjes së aktiveve të bankës qendrore.
Ndërsa kufizimet tregtare pritet të shkaktojnë dëme të mëdha në ekonominë ruse të varur nga energjia, u theksua se ndalimi i importit të produkteve të teknologjisë së lartë do të ndikojë edhe në zinxhirët e vlerës në terma afatmesëm dhe afatgjatë.
Ndërkaq, thuhet se kjo situatë nënkupton inflacion të lartë dhe fuqi të ulët blerëse për qytetarët e zakonshëm rusë dhe do të rritet varfëria./FolDrejt/