Evakuimi i civilëve nga Azovstal filloi më 1 maj, me ndihmën e OKB-së dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Më shumë se 200 civilë janë ende me anëtarët e forcave ukrainase në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal në Mariupol, tha sot kryebashkiaku Vadim Boychenko, transmeton Fol Drejt.
Ai tha se rreth 100,000 civilë ndodheshin ende në qytetin në jug të Ukrainës, i cili ishte i pushtuar nga forcat ruse, raporton Reuters./FolDrejt/