Është bërë e ditur mbrëmë numri i të vdekurve nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën në 28.192.
Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay tha në një konferencë për shtyp se 24,617 njerëz vdiqën në atë vend.
Deri më tani, 3,575 persona janë konfirmuar të vdekur në Siri, nga të cilët 2,167 janë në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të vendit, sipas të dhënave nga organizata joqeveritare Helmetat e Bardha, transmeton Fol Drejt.