Më shumë se 30.2 milionë tonë drithë janë transportuar deri më tani nga 951 anije si pjesë e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi, ka raportuar Agjencia shtetërore e Turqisë Anadolu, sipas të dhënave të mbledhura nga Qendra e Përbashkët Koordinuese (JCC) në Stamboll.
Anija e parë e ngarkuar me grurë u nis nga qyteti port i Ukrainës, Odesa, më 1 gusht. JCC u krijua në korrik për të monitoruar transferimin e sigurt të drithit nga portet e Ukrainës nëpërmjet Detit të Zi./FolDrejt/