“3846 persona të tjerë u evakuuan. Gjatë ditës 2216 persona arritën në Zaporizhzhia nëpërmjet korridorit humanitar Mariupol-Berdyansk”, tha zv/kryeministrja e Ukrainës, Vereshchuk.
Irina Vereshchuk tha se më shumë se 3.800 persona janë evakuuar nga ky vend gjatë ditës së kaluar, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ajo theksoi se po vazhdojnë me evakuimin. “3846 persona të tjerë u evakuuan. Gjatë ditës 2216 persona arritën në Zaporizhzhia nëpërmjet korridorit humanitar Mariupol-Berdyansk”, tha Vereshchuk.
Vereschuk theksoi se më shumë se 22 mijë kilometra rrugë dhe 226 ura dhe mbikalime, 533 institucione arsimore, 196 institucione shëndetësore, 300 kopshte, 8 aeroporte dhe 10 aeroporte ushtarake janë dëmtuar ose shkatërruar.
Ajo shtoi se dëmi vlerësohet në rreth 68 miliardë dollarë. Sipas saj, më shumë se 1.000 persona u evakuuan me autobus nga disa qytete në rajonin e Luhanskut të Ukrainës./FolDrejt/