Që nga fillimi i luftës në mes të Rusisë dhe Ukrainës, 449 fëmijë ukrainas janë vrarë dhe 859 të tjerë janë plagosur.
“Deri më sot, më shumë se 1308 fëmijë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë si rezultat i agresionit rus. Sipas informacioneve zyrtare nga prokurorët për të mitur, 449 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 859 janë plagosur”, tha zyra e prokurorit, përcjell Fol Drejt.
Më 14 dhjetor, forcat ruse vranë dy djem të moshës 14 dhe 17 vjeç në afërsi të qytetit Toretsk, rajoni Donetsk.
Gjithashtu, një djalë 8-vjeçar vdiq nga bombardimet ruse në Kherson./FolDrejt/